Category Archives: News

Ambasadorët e Edukimit Jo-Formal

29 tetor 2025, Youth4Society zhvilloi aktivitetin “Ambasadorët e Edukimit Jo-Formal”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rinisë së Bashkisë Tiranë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar edukimin joformal si një instrument kyç për fuqizimin e të rinjve, punësimin dhe pjesëmarrjen aktive në jetën e komunitetit.

Aktiviteti u mbajt në Bibliotekën Publike “Misto Treska”, duke mbledhur 40 të rinj, punonjës rinorë dhe përfaqësues të organizatave lokale nga Tirana dhe zonat përreth. Gjatë ditës, pjesëmarrësit morën pjesë në punëtori ndërvepruese të bazuara në metodologjitë e edukimit joformal, që synonin zhvillimin e aftësive për komunikim, prezantim, bashkëpunim dhe mendim kritik — kompetenca thelbësore për tregun e punës në epokën e inteligjencës artificiale.

Në kuadër të projektit “Youth Ambassadors of Non-Formal Learning – Phase 2 (YAMNFL2)”, Youth4Society prezantoi Manualin Trajnues mbi Edukimin Jo-Formal me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Manuali përmban modele punëtorish dhe ushtrime praktike të fokusuara në zhvillimin e kompetencave personale dhe profesionale si komunikimi efektiv, vetëprezantimi, menaxhimi i kohës dhe vendosja e qëllimeve.

Dy punëtoritë kryesore të aktivitetit – “Pitch Your Idea” dhe “Take the Initiative” – ndihmuan të rinjtë të përgatisin dhe prezantojnë ide për punësim, përfshirje rinore dhe zhvillim komunitar, duke i inkurajuar ata të mendojnë në mënyrë krijuese dhe të marrin iniciativë për ndryshim.

Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit ndanë reflektimet e tyre dhe morën certifikata pjesëmarrjeje në format elektronik, duke vlerësuar përvojën si frymëzuese dhe motivuese për zhvillimin e mëtejshëm personal dhe profesional.

Ky aktivitet ishte një shembull konkret i mënyrës se si edukimi joformal mund të krijojë hapësira ku të rinjtë mësojnë, bashkëpunojnë dhe nxisin ndryshime pozitive në komunitetin e tyre.

Shkarkoni këtu manualin:

https://drive.google.com/file/d/1BKg_NcU4tt37Y_Nup4ntKeZkH8QmFFO_/view?usp=sharing

Projekti YEeS – Youth Entrepreuneurship Education and Skills- Edukimi dhe aftësimi i te rinjve për sipërmarrjen

Tiranë, Shqipëri – 04.10.2024 – Projekti YEeS (Youth Entrepreuneurship Education and Skills), financuar nga Erasmus+, ka përfunduar me sukses duke sjellë një ndikim të dukshëm në fuqizimin e të rinjve nëpërmjet edukimit dhe trajnimit për sipërmarrjen. Ky projekt, nën drejtimin e organizatës Youth4Society në Shqipëri dhe partnerëve nga disa vende evropiane, kishte për qëllim t’u ofronte të rinjve mjetet e nevojshme për të zhvilluar ide novatore dhe për të kontribuar në ekonomitë lokale.

Gjatë dy viteve të zbatimit, YEeS organizoi aktivitete të ndryshme si trajnime, workshope dhe sesione mentorimi, që ndihmuan të rinjtë të fitojnë aftësitë e nevojshme për të ndërtuar karrierën e tyre si sipërmarrës. Në Shqipëri dhe vendet partnere, mbi 1000 të rinj morën pjesë në aktivitete që promovonin mendësinë sipërmarrëse, aftësitë inovative dhe krijimin e bizneseve të reja.

YEeS Konferenca Përfundimtare

Si kulm i gjithë punës së bërë gjatë këtyre dy viteve, projekti YEeS do të organizojë një Konferencë Përfundimtare në Tiranë, Shqipëri në ambientet e Tirana International Hotel më 11 tetor duke filluar nga ora 9:00. Konferenca do të mbahet si fizikisht ashtu edhe online, duke ofruar mundësi për aktorë nga sektorë të ndryshëm për të diskutuar rezultatet dhe ndikimet e projektit, si dhe mënyrat në të cilat këto suksese mund të përsëriten dhe zgjerohen në kontekste të tjera. Gjatë kësaj konference do të prezantohen konkluzionet kryesore të projektit, duke përfshirë arritjet dhe planet e tij për të siguruar qëndrueshmërinë e nismave sipërmarrëse.

Rreth projektit YEeS

Projekti YEeS kishte për qëllim adresimin e sfidave të papunësisë tek të rinjtë dhe përmirësimin e edukimit për sipërmarrjen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nëpërmjet përdorimit të kornizës EntreComp, pjesëmarrësit mësuan aftësi si zgjidhja e problemeve, menaxhimi i financave dhe krijimi i ideve të reja të biznesit.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Lorenzo Ferralis

Menaxher i projektit, YEeS

Email: [email protected]