“Youth Take Stages in Balkans: Theatre and Campaigning Course” eshte nje projekt qe eshte organizuar nga “The Gloucester Theatre Company” ne bashkepunim me “Youth4Sociery”- Shqiperi. Organizatat pjesmarrese ne trajnim ishin: TDM 2000 Cagliari- Itali, BLINK- Kosove, CET Platform- Serbi, RAPLECTION- Kroaci, GTC-Angli , Youth4Society-Albania dhe Together Romania Association- Rumani.
Ky trajnim eshte nje projekt ku punonjesit, aktivistet dhe liderat e rinj se bashku per disa dite zhvillojne njohurite, aftesite dhe qendrimet e tyre per te nxitur pjesmarrjen rinore tek te rinjte.
Projekti eksploron konceptin e pjesmarrjes rinore te te rinjve, format e ndryshme te pjesmarrjes rinore, perfitimet dhe sfidat qe te rinjte ndeshin per te bere aktivitete ne komunitetin local. Per te promovuar pjesmarrjen rinore, projekti perdor dy mjete baze qe jane:
Fushaten, dhe teatrin te cilat mund te perdoren nga te rinjte si mjet I fuqishem per te nxitur pjesmarrjen rinore.
Programi I punes bazohet kryesisht tek kreativiteti I pjesemarreve dhe ka nje ndikim te drejtperdrejte ne te ardhmen e punes se tyre dhe politikave rinore per organizimin e projekteve cilesore si dhe per te zhvilluar bashkepunimet nderkulturore dhe mesimin joformal per te rinjte.
Te rinjte nga Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Italia, Kosova, Polonia, Rumania, Serbia dhe Anglia punuan se bashku per nje jave dhe pervec temes se projektit njohen dhe eksploruan kulturat e njeri-tjetrit,, promovuan diversitetin kulturor si vlere e shtuar e shoqerise ku jetojme.
Projekti financohet nga programi Erasmus + Rinia ne Veprim, nje program I financuar nga Komisioni Europian I cili I jep mundesi te rinjve te Europes te mesojne dhe kene eksperienca te te mesuarit ne fushen rinore.
Qellimi dhe Objektivat e projektit:
- Te trajnoje punonjsit e rinj dhe liderat e rinj per te perdorur teatrin si nje mjet ne fushatat rinore.
- Te zhvilloje kompetencat e te rinjve per te nxitur nje gjenerate te re te liderave
- Te shkembeje eksperiencat dhe praktikat e mira te akumuluara ne fushen e punes me te rinjte
- Te nxise dhe zhvilloje kreativitetin dhe aftesite artistike te punonjesve te rinj
- Te rrise cilesine e bashkepunimit Europian ndermjet organizatave rinore ne kuader te programit Erasmus +
Ne fund te projektit, ne dt 30 Maj, pjesmarresit pergatiten nje performance e cila u mbajt tek Qendra Rinore ne Tirane. Pjesmarresit performuan ne 4 grupe te vogla, me tema te perzgjedhura prej tyre duke eksploruar problematika qe hasin te rinjte ne jeten e perditshme sic jane: diskriminimi, mbrojtja e minoriteteve, punesimi, edukimi etj. Forma te ndryshme te teatrit eksperimental u perdoren ne performance finale.
Link: Photogallery Training Course – Youth take the stages in Balkan